Përplasen dy vetura, vdes aksidentalisht një fëmijë në Tiranë NULL NULL 03.06.2023 19:37 03.06.2023 19:37 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxull të Tiranës, ku ka vdekur një fëmijë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, është përplasur një tjetër makinë me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç, në rrugën “Shkëndija”. Si pasojë ka mbetur i vdekur aksidentalisht një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /TCH Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri: Mungesa e takimeve të Kosovës në SHBA, problematike – qeveria është e papjekur 10 minuta më parë
Kosova Tahiri: Kosova s’është prioritet i SHBA-së, por duan të dëgjojnë mirë për të 22 minuta më parë
Lajme Numri i të vdekurve arrin në 16, ndërsa përmbytjet në Evropën Qendrore vazhdojnë 41 minuta më parë