Përparim Ramusa, kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes NULL NULL 25.06.2025 20:01 25.06.2025 20:01 Përparim Ramusa ka bërë të ditur se do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes. Ramusa tha se kryesia e Degës së PDK-së, shumë votues dhe qytetarë të Shtimes kanë kërkuar që ai të jetë kandidat për kryetar. “Si mjek specialist me përvojë dhe si bir i një minatori, ndiej për obligim që dijen, përkushtimin dhe integritetin tim t’i vë në shërbim të qytetarëve tanë. E si çdo herë, edhe kësaj radhe, do t’i dëgjoj me përulësi dhe vendosmëri”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv Tutje, Ramusa tha se Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon dhe që vepron me mendje të kthjellët e zemër të hapur. “Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË! Për Shtimen që e duam”, shkroi Ramusa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025