Përparim Dushkolli, viktima tjetër e aksidentit të sotëm në Zajm të Klinës NULL NULL 23.09.2025 17:05 23.09.2025 17:05 Është konfirmuar edhe viktima e dytë e aksidentit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Zajm të Klinës. Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit. Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe të afërmit. “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve”. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka raportuar edhe Klankosova.tv. Veton Kastrati nga Lëbusha, viktima e aksidentit të sotëm në Klinë