Përmes Procesit të Berlinit, Britania synon të çojë përpara zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit NULL NULL 20.06.2025 18:19 20.06.2025 18:19 Britania e Madhe do të jetë nikoqire e radhës e Samitit të Procesit të Berlinit. Sipas Zyrës për Politikë të Jashtme të Britanisë, samiti i radhës do të mbahet më 22 tetor, ku do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. “Bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor ne do ta rrisim bashkëpunimin në rritjen e sigurisë në Evropë, luftën kundër migracionit të parregullt dhe nxitjen e rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Herën e fundit, Samiti i Procesit të Berlinit ishte organizuar në Berlin më 14 tetor të vitit të kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 2 orë më parë