Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmendja e Kosovës nga Trump, Murtezaj: Qeveria të ketë koherencë në politikat ndaj SHBA-së

NULL NULL
nga Albert Bajrami 06.07.2025 20:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, goxha përmendi Kosovën në paraqitjet e tij.

Madje disa herë, Trump tha se ishte ai që e parandaloi një sulm të Serbisë mbi Kosovën, derisa kreu i Shtëpisë së Bardhë, paralajmëroi se goxha seriozisht do t’i kthehet temës mes këtyre dy vendeve.

Kjo sipas ish-zëvendësministrit të Jashtëm, Valon Murtezaj, presidenti Trump e ka vendosur Kosovën në një fokus komunikimi.

“Këto deklarata mund të lexohen si sinjal politik se Trump mund t’a rikthej në angazhim të ardhshëm me synim një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me rolin ndërmjetës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Murtezaj për Klankosova.tv.

Murtezaj theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë tradicionalisht të fuqishme dhe roli përkrahës i Shteteve të Bashkuara për Kosovën në të gjitha etapat, nga liria e demokracia, e deri te ndërtimi i paqes dhe të shtetësisë së Kosovës, ka qenë dhe mbetet special dhe esencial.

“Kosova duhet në vazhdimësi të jetë vend partner i besueshëm që posedon një strategji të qartë dhe të natyrshme për të kultivuar raportin e afërt me Shtetet e Bashkuara”, theksoi ai.

Profesori i Negociatave Ndërkombëtare në Francë, i dha edhe disa këshilla për Qeverinë e Kosovës, se si duhet të sillet në raport me ShBA-të.

Valon Murtezaj
Valon Murtezaj

“Në këtë kontekst Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të praktikojë sjellje dhe politika koherente në veprimet dhe komunikimet e saj diplomatike dhe në përgjithësi në relacion me Shtetet e Bashkuara”, tha ai për Klankosova.tv.

Valon Murtezaj, vlerësoi se Kosova duhet të zbatojë diplomaci të matur, dhe të sigurojë koordinim të ngushtë permanent me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ta përmirësojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Kjo është shumë e natyrshme sepse popujt e të dy vendeve janë të mbështetur në vlera dhe partneritet të qëndrueshëm dhe historik”, tha ndër të tjera Murtezaj.

Ishte pikërisht Donald Trump, ai i cili gjatë mandatit të tij të parë si president i vendit më të fuqishëm të botës, u angazhua për gjetjen e zgjidhjes ndërmet Kosovës dhe Serbisë.

Më 4 shtator 2020, asokohe ftoi kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, të nënshkruajnë “Marrëveshjen e Washingtonit”.

Falë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, vendi e përfitoi një njohje goxha të rëndësishme nga Izraeli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.