Përmbyllet edicioni i katërt i projektit “Girls’ Football Coaching Course” (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 27.04.2023 16:23 nga Endrit Zogaj 27.04.2023 16:23 Një festë futbolli dhe frymëzimi për vajzat e reja u organizua në ditën e fundit të edicionit të katërt “Girls’ Football Coaching Course” në Kampin Nacional në Hajvali. Në këtë aktivitet, i cili organizohet tash e disa vjet në bashkëpunim të FFK-së me Federatën e Futbollit të Norvegjisë, 21 trajnere të grupmoshave 18 deri 26 vjeçe morën njohuri praktike dhe teorike nga instruktorët norvegjezë për të trajnuar në fushën e futbollit, transmeton KlanKosova.tv. Përgjatë edicionit të katërt të “Girls’ Football Coaching Course”, 21 trajneret e përfshira kanë mësuar elementet bazë të të qenit lider i një skuadre, sikur në fushë ashtu edhe në aspektin teorik, teksa në fund të kursit janë pajisur me diploma dhe me pajisje sportive që u duhen për të mbajtur stërvitje me vajzat e reja. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS