Përlotet Iniesta për pensionimin: Kurrë s’e kam menduar që vjen kjo ditë NULL NULL 08.10.2024 14:53 08.10.2024 14:53 Mesfushori legjendar i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, është përlotur në konferencën ku e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli profesionist. “Ju lutem më lini që të jem pak emocional sot…”, ka thënë Iniesta i përlotur. “Kurrë nuk e kam menduar që vjen kjo ditë. Kurrë s’e kam imagjinuar”. “Po, këta janë lot të një djali nga një qytet i vogël si Fuentealbilla, që ëndërronte të luante futboll dhe e arritëm këtë gjë pas një pune të zellshme, sakrifice…mosdorëzimi, vlera këto thelbësore në jetën time”. “Ndihem shumë krnear me këtë rrugë, me krejt njerëzit që më kanë shoqëruar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.