Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje në Sllatinë të Vushtrrisë, tre të lënduar – njëri me plagë nga arma e zjarrit

NULL NULL
20.02.2024 21:00
Policia e Kosovës
Foto: Ilustruese

Tre persona kanë pranuar tretman mjekësor gjatë ditës së sotme në Spitalin e Vushtrrisë, njëri nga ta me plagë nga arma e zjarrit, pas një incidenti që ka ndodhur mes tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai është transferuar në SHSKUK, për tretman mjekësor.

Tutje thuhet se nga hetimet e para të zhvilluara, bëhet e ditur se incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshje e ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

“Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje, me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë (9) fishek”, thuhet në njoftim.

“Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari për veprën ‘ lëndim trupor’ ështe liruar në procedurë të rregullt.

“Hetimet po zhvillohen për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’, “Lëndim trupor” dhe ‘ armëmbajtje pa leje ‘”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.