Përleshje mes tifozëve të Anglisë dhe Serbisë, ndërhyjnë 22 vetura policie NULL NULL 16.06.2024 16:52 16.06.2024 16:52 Tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përleshje të dhunshme në një bar në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Siç raporton Mirror, përcjell Klankosova.tv, grupet e tifozëve u gjuajtën me karrige. Derisa, bëhet e ditur poashtu se 22 vetura policie arritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Një tifoz që pa ngjarjen deklaroi se përleshja nuk ishte e përmasave të mëdha por ishte “keqe”. Incidenti që përfshin tifozët e Anglisë dhe Serbisë erdhi menjëherë pasi policia e Hamburgut qëlloi një burrë që raportohej se ishte i armatosur me një sëpatë dhe një “koktej molotovi” pak përpara se qyteti të organizonte ndeshjen e tij të parë të turneut. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.