Përleshje mes të miturve në Lipjan, dy të therur e dy të lënduar NULL NULL 19.12.2024 20:14 19.12.2024 20:14 Policia e Kosovës. Foto arkiv Katër persona (të mitur) kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje, që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan. Dy nga ta dyshohet se kanë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për Klankosova.tv