Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje mes dy personave në Viti, dërgohen në mbajtje

NULL NULL
07.05.2026 09:28

Dy persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka sulmuar edhe një person tjetër, raporton KlanKosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Viti / 06.05.2026 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri prej tyre po ashtu ka sulmuar edhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme