Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje e përgjakshme në Lipjan, katër persona bëjnë për spital katër të tjerë

NULL NULL
28.08.2025 08:47
kosovo police
Policia e Kosovës në aksion / foto ilustruese

Katër persona janë lënduar si pasojë e përleshjes së përgjakshme në Lipjan.

Sipas policisë, katër të dyshuar kanë sulmuar katër viktimat, e gjatë konfliktit është përdorur edhe një thikë, transmeton Klankosova.tv.

Katër të dyshuarit janë arrestuar, derisa tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme