Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshja për maska në Prizren, ndalohen dy të dyshuar – tre bëhen për spital

NULL NULL
21.11.2021 20:52

Pasditen e kësaj të diele një incident i rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Prizren.

Klankosova.tv më parë raportoi se si pasojë e mungesës së maskave ndaj COVID-19 në këtë qendër kishte ndodhur një përleshje mes sigurimit dhe disa qytetarëve.

Dy të dyshuarit e këtij incidenti janë ndaluar për 48 orë ndërsa tre të lënduar morën trajtim mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 16:39, policia ka pranuar një informatë për një përleshje në një qendër tregtare në Prizren. Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orësh, ndërsa tre personat e lënduar pas tretmanit mjekësorë janë liruar në shtëpi.

Përleshje për mungesë maskash mes sigurimit dhe qytetarëve në një qendër tregtare në Prizren (VIDEO)

lajme të ngjashme