Përleshen simpatizantët e VV-së dhe LDK-së në Podujevë (VIDEO) NULL NULL 27.11.2020 17:13 27.11.2020 17:13 Mbështetësit e Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë janë përleshur, sot, në tubimet e fundit të fushatës zgjedhore për kryetar të kësaj komune. Pamje nga përleshja e simpatizantëve janë publikuar në rrjete sociale. Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për këtë rast, dhe të njëjtit kanë thënë se akoma nuk kanë informacione zyrtare se çfarë ka ndodhur. Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen, të dielën, me datën 29 nëntor 2020. Në garë janë Nexhmi Rudari nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK-ja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 2 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 9 minuta më parë