Përleshen një burrë dhe grua në Gjakovë, policia konfiskon një pushkë gjuetie NULL NULL 12.06.2025 09:07 12.06.2025 09:07 Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë pasditen e së mërkurës, pasi pas një zënke ishin përleshur me njëri-tjetrin. Sipas policisë, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë e gjuetisë me fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit pas një zënke e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Palët e përfshirë në rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është bërë kontroll, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë e gjuetisë me 16 copë dhe 28 fishekë tjerë të dy kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim e policisë.