Përkrahje madhore për NatEv Explorer (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përkrahje madhore për NatEv Explorer (VIDEO)

NULL NULL
08.05.2015 11:13
Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Shpend Ahmeti janë vetëm disa nga personalitetet e shumta që janë vënë në përkrahje të të rinjtë nga Kosovë, të cilët me projektin NatEv Explorer, janë në garë të ngushtë për të fituar çmimin People’s Choice Award.

Të rinjtë nga Kosovë që më projektin NatEv Explorer janë në garë të ngushtë për të fituar çmimin “People’s Choice Award” në kuadër të garës NASA Space Apps Challenge, janë përkrahur edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në garën që po marrin pjesë mbi 13 mijë garues nga 133 shtete pjesëmarrëse me 950 projekte, NatEv janë për momentin në vendin e dytë për rreth 2000 vota më pak se ekipi nga Bullgaria Robofabric.

Të rinjtë shqiptarë i ka mbështetur edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Kjo është një arritje e madhe e Qendrës Inovative të Kosovës, e këtij ekipi të mrekullueshëm të të rinjve kosovarë, të cilët meritojnë mbështetjen tonë”, ka shkuar dje Mustafa në Facebook.

Figura të tjera të shumta, po ashtu kanë përkrahur NatEv Explore.

Edhe Kryetari i Komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thirrur  të gjithë të votojnë për NatEv-sat.

“Votoni edhe sot për skuadrën nga Kosova në garën e NASA për aplikacione. Mund të votohet vetëm edhe sot. NatEv i nevojitet ndihma e të gjithëve”, është kërkesa e Ahmetit, po ashtu në Facebook.

Të famshëm të shumtë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare janë vënë në përkrahej të NatEv Explore, të cilët nëse fitojnë do të kenë privilegjin ta vizitojnë selinë e NASA-s.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ëeb ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bënë klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siç janë: erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në male/pyje, aurorat, etj.

Luteni të votoni për bashkëqytetarët tanë me platformën e tyre NatEv Explorer në  https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice

 

Gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, e ka realizuar një storie pë NatEv më 4 Maj 2015.