Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përkrahja e Iranit për Serbinë: Jemi simbole të rezistencës, mbetemi të fortë dhe të bashkuar

NULL NULL
25.03.2026 21:32
Foto e postuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Iranit në Serbi / X

Ambasada e Iranit në Serbi ka lëshuar një mesazh në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, duke e krahasuar ndërhyrjen me luftën aktuale midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

“24 Mars 1999: një datë që do të mbahet mend përgjithmonë. 27 vjet më parë, NATO nisi një agresion të paligjshëm 78-ditor kundër Serbisë, duke shkelur ligjin ndërkombëtar pa një mandat nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, shkroi ambasada në mediat sociale.

Tutje, thuhet se sulmet “qëllimisht shënjestruan objekte civile, duke përfshirë shkolla dhe spitale”, dhe se shumë civilë dhe fëmijë u vranë.

Ambasada iraniane pretendon se “historia po përsëritet tragjikisht sot përmes agresionit të paligjshëm dhe kriminal të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit”.

“Nga Beogradi në Teheran, i njëjti model dhune dhe shpërfilljeje për ligjin ndërkombëtar dhe jetët njerëzore është i dukshëm”, thonë ata.

Postimi thekson më tej se Serbia dhe Irani janë “simbole të rezistencës dhe sfidës” dhe se ata do të “mbeten të fortë dhe të bashkuar”.

Ambasada e shoqëroi postimin me një ilustrim që tregonte flamujt e ndërthurur të Serbisë dhe Iranit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme