Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me von der Leyen? (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 20:37 01.07.2025 20:37 Ursula von Der Leyen e ka takuar në shumë raste Alleksandar Vuçiqin. Në disa raste ata kanë biseduar shkurt, e në tjerë më gjatë, për shtetin e këtij të fundit. Por, në asnjë prej takimeve të mëhershme nuk është folur më shumë për marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë e BE-së, sesa në një që presidenti nga Beogradi pretendon se ndodhi të hënën, në Sevilje të Spanjës, raporton Klan Kosova. Këtë deklaratë të Vuciqit e shitën shtrenjtë mediat në Serbi, ani se për këtë nuk pati asnjë konfirmim nga Brukseli. Atë kërkoi ta marrë një gazetar nga një vend fqinj me Serbinë, kur të martën pyeti përfaqësuesit e BE-së nëse mund ta konfirmojnë se Vuçiqi foli aq shumë e aq gjatë me von der Leyen. Një zëdhënës i Komisionit Evropian përgënjeshtroi pretendimet e këtilla, duke thënë se Presidentja e Komisionit Evropian shkëmbeu disa fjalë me serbin, siç bëri me shumë liderë tjerë, në holl të ndërtesës në Sevilje, ku u mbajt Konferenca e 4-të ndërkombëtare e financimit për Zhvillim. Sipas mediave në Beograd, Vuciqi tha se diskutoi më së gjati ndonjëherë me von der Leyen për rrugën evropiane të Serbisë, ekonominë dhe sfidat që po përballen Bashkimi Evropian dhe vendi i tij. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025