Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon turneu “Adem Jashari”, këto janë rezultatet (FOTO)

NULL NULL
05.11.2017 21:28

Sot është mbajtur finalja e edicionit të 19-të me radhë i Turneut Ndërkombëtar kushtuar Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në këtë ngjarje sportive që është më e madhja në boksin e Kosovës, më i dalluari ishte boksieri nga Shqipëria, Krenar Zeneli, njofton Federata e Boksit, përcjellë Klan Kosova.

Zeneli në kategorinë 60kg, në finalen e turneut ka mposhtur boksierin nga Bullgaria, Kiril Rusinov,

Ndërkohë, çmimin e boksierit më të mirë vendor e fitoi boksieri nga Gjilani, Violant Sylejmani.

Ai në kategorinë deri në 69kg ka mposhtur boksierin nga Maqedonia, Artan Aliu, duke dominuar gjatë gjithë përballjes.

Gjyqtari ndërkombëtar, njëherësh zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli është ndarë i kënaqur me nivelin e boksit që është treguar në këtë edicion të turneut “Adem Jashari”.

Ai tha se gjatë dy ditëve sa u mbajt turneu, kishte një boks mjaft cilësorë, dhe sipas tij ishte një boks i nivelit evropian i cili i përmbushi pritshmërinë.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin gjashtë shtete, ndërsa në vitin e ardhshëm pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë edhe më i madh.

“Besoj se edhe ky edicion si më parë ishte një edicion me një boks cilësor dhe mjaft të mirë, besoj që shikuesit e pranishëm në sallë, në palestër ishin të kënaqur me boksin që e panë, po ashtu edhe me drejtësinë e cila u nda, ndoshta vetëm një kategori ka mund të jetë me ndonjë ndryshim kurse të tjerat kategori prej nëntë dueleve tetë duele me meritë i fituan, pasi ishin më të mirë”, ka thënë Demolli.

Përveç çmimeve për boksierin më të mirë të turneut dhe boksierin më të mirë vendor, organizatorët ndanë edhe disa çmime të tjera.

Tekniku më i mirë u zgjodh Lulzim Ismaili nga Maqedonia, boksieri më fair-play u zgjodh Petar Belberov nga Bullgaria, ndërsa çifti më luftarak ishte çifti i kategorisë deri në 81kg, Fisnik Muharremi nga Kosova dhe Plamen Petkov nga Bullgaria.

lajme të ngjashme