Përfundon takimi Donald Lu – Ilir Meta NULL NULL 12.04.2018 14:42 12.04.2018 14:42 Një ditë pas publikimit të letrës së ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është parë në selinë e Presidencës, ku u takua me presidentin, Ilir Meta. Nuk dihen ende detajet e takimit që zgjati rreth një orë. Një ditë më parë u publikua letra që Llalla i kishte dërguar Kongresit Amerikan, ku shprehej se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Sipas kësaj letre të dërguar nga Llalla thuhet se në vlerësimin e Donald Lu, kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi, shkruan Top Channel. “Arrestimi i tij, shkruan Llalla, – do të ndihmonte, sipas pikëpamjes së ambasadorit përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Por, Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin, teksa i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshi një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave. Kur ishte në detyrë Llalla nuk e nxori emrin e politikanit qe Lu kërkoi te arrestohej, por deklaroi se i gjithë sulmi i ambasadës amerikane ndaj tij vinte si shkak i këtij refuzimi. Kërkesa e Lu-së me gjasë ka ndodhur në korrik të 2016-ës, pasi Ilir Meta në një konferencë për shtyp përpara gazetareve iu përgjigj indirekt ambasadorit Lu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025