Përfundon shorti i “NBA Junior” në Kosovë NULL NULL 22.02.2022 14:40 22.02.2022 14:40 Pas shortit të mbajtur në mesditën e së martës, nxënësit e moshave 11 deri 14 vjeç të 30-të shkollave kosovare, do ndahen në dy Konferenca, atë Lindore dhe Perëndimore. Lindja do ta ketë divizionin Atlantik dhe Qendror me shkollat e Prishtinës, ndërsa ai Juglindor do t’i ketë nxënësit e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt. Perendimi do ta ketë divizionin Veriperëndimor me shkollat e Gjakovës, Pejës dhe Istogut, divizionin Pacifik me shkollat e Prizrenit, Therandës dhe Rahovecit, ndërsa divizioni Jugperëndimor ato të Ferizajt, Gjilanit dhe Kaçanikut. Ky kampionat do të fillojë në mars dhe përfundon në maj të këtij viti. Ekipet më të mira pas rezultateve të divizioneve, do të kualifikohen në fazën “play-off”, ku do të garojnë për titullin kampion.