Përfundon, për të vazhduar sërish, protesta kundër dhunës ndaj vajzave NULL NULL 05.09.2022 16:28 05.09.2022 16:28 Ka përfunduar protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj kundër dhunës ndaj vajzave. Protesta nisi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe më pas u zhvendos pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit, Kujtim Munishi, njofton Klan Kosova. Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e thirrur nga KMVF pas rastit të dhunimit të një vajze 11-vjeçare nga pesë persona në Prishtinë. Protesta përfundoi sot për të vazhduar një ditë tjetër. klankosova.tv