Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon në Bruksel “Java e Ballkanit Perëndimor”, pjesë e së cilës ishte edhe Kurti

NULL NULL
30.04.2021 13:02

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua të enjten me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe iu drejtua dje Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke përmbyllur “Javën e Ballkanit Perëndimor” në Bruksel.

Kështu e përshkroi emisari  BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak javën që po lëmë pas, për shkak të vizitave të njëpasnjëshme të Presidentëve të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të gjithë mbajtën takime të shumta bilaterale me zyrtarë të lartë të BE-së, njofton Klan Kosova.

Presidentja e KE-së von der Leyen shkroi dje në Twitter se ajo kishte pasur një takim të parë të mirë me Kurtin, i cili u zgjodh për mandatin e dytë në shkurt.

“(Unë) i uroj qeverisë së tij sukses në avancimin e reformave në Kosovë, duke përfshirë ato në shtetin e së drejtës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. BE do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, përfshirë vaksinat për të luftuar pandeminë “, shkroi von der Leyen në Twitter.

Kurti përfundoi vizitën e tij në Bruksel, në të cilën u shoqërua nga Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër dhe Donika Gervalla-Schwarz, minister e jashtme duke iu drejtuar Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Në fjalën time, unë thashë që ne nuk duhet ta marrim paqen të mirëqenë dhe as nuk duhet ta injorojmë historinë, sepse kjo do të thotë të injorosh mësimet e shkruara në varrezat e kontinentit tonë”, shkroi Kurti në Twitter.

Eurodeputeti Tonino Picula shkroi në Twitter pas fjalimit të Kurtit në këtë komision se mandati i tij i ri ishte një mesazh i votuesve se ata presin një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit.

Picula mbështeti përmirësimin e programeve të arsimit dhe mbrojtjes sociale dhe mbështeti liberalizimin e vizave, pas përmbushjes së kushteve të nevojshme, shkruan EuorpeanWesternBalkans.

Kurti gjithashtu u takua me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

 

lajme të ngjashme