Përfundon ndeshja, Spanja mposht Anglinë NULL NULL 08/09/2018 08/09/2018 Kombëtarja spanjolle ka mposhtur Anglinë me rezultat 2:1. Furia e kuqe e cila ishte në disavantazh disa minuta të pjesës së parë, arriti të përmbyste rezultatin dhe t’a udhëheq ndeshjen deri në përfundim të saj. Për t’i dhuruar epërsinë anglezëve u përkujdes Marcus Rashford në minutën e 11 –të. Dy minuta më vonë, spanjollët barazuan shifrat përmes lojtarit të Atletico Madrid, Saul i cili tundi rrjetën e anglezëve për herë të parë këtë ndeshje. Në minutën e 32 –të, sulmuesi i Valencia, Rodrigo i dha epërsinë Spanjës që njërherish i siguroi edhe fitoren e parë në Ligën e Kombeve. Spanja gjendet në grup të katërt së bashku me Anglinë dhe Kroacinë me të cilën do të ballafaqohet të martën e 11 –të shtatorit duke filluar nga ora 20:45. klankosova.tv
Kosova KEK-ut i rekomandohet që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga qeveria për import të energjisë 20 minuta më parë
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 39 minuta më parë