Përfundon marshi i deçanasve kundër vendimit të Kushtetuesës për manastirin NULL NULL 26.05.2016 13:53 26.05.2016 13:53 Ka përfunduar qetë marshi protestues i qytetarëve të Deçanit. Bashkë me deçanasit ishte edhe kryetari i komunës, Rasim Selmanaj, deputetë të AAK-së si Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu dhe Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, njofton Klan Kosova. Selmanaj tha se Deçani do ta kundërshtojë në të gjitha mënyrat vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ia kalon në pronësi 23 hektar tokë manastirit të Deçanit. Sipas marshuesve aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i parpanueshëm dhe i kundërshtueshëm për institucionet e Deçanit dhe banorëve të saj. Organizatorëve të këtij marshi kanë thënë se të pranishëm ishin rreth një mijë qytetarë kurse policia ende nuk ka dhënë një shifër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kërcënimi në Kuvend, Abrashi: Deputetët të ftoheshin të qëndronin në objektin e Qeverisë 1 orë më parë