Përfundon Kampionati Individual i Boksit në Kosovë NULL NULL 27.10.2019 12:15 27.10.2019 12:15 Federata e Boksit e Kosovës ka mbajtur Kampionatin Individual të Kosovës në boks për Juniorë 15-16 vjeçar (2003/2004) dhe për Kadetë 13-14 vjeçar (2005/2006). Sipas federatës, ky kampionat ishte ndër më të mirët për juniorë dhe kadetë, me boksin që treguan boksierët e rinj ku u ndanë të kënaqur të gjithë të pranishmit në palestër, njofton Klan Kosova. “Të gjithë boksierët finalistë u shpërblyen me diploma dhe medalje, po ashtu boksierëve pjesëmarrës iu nda nga një mirënjohje për pjesëmarrje në kampionat”. “Boksi që treguan boksierët pjesëmarrës në këtë kampionat u pa se në boksin e Kosovës po vjen një gjeneratë talentesh të rinj dhe në të ardhmen presim rezultate kulminante në arenën ndërkombëtare nga kjo gjeneratë”. Kampionati u organizua në palestrën ”Prishtina” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. klankosova.tv