Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon “Judge Judy” pas 25 sezonave (VIDEO)

NULL NULL
02.03.2020 20:00

Judy Sheindlin, një nga yjet më të mëdhenj të televizionit amerikan, ka njoftuar se shfaqja e saj “Judge Judy” do të përfundojë vitin e ardhshëm, pas 25 sezoneve.

Në një intervistë me Ellen DeGeneres, 77 vjeçarja tha se do të nisë një shfaqje të re në një rrjet tjetër televizit.

Ajo nuk dha më shumë detaje lidhur me projektin e ri, por tha se do të startojë në vitin 2022.

“Unë kam pasur një martesë 25 vjeçare me CBS dhe ka qenë e suksesshme”, tha Sheindlin në një klip të publikuar në internet.

 

CBS ende nuk ka dhënë ndonjë koment për largimin e fitueses së shumëfishtë të çmimeve Emmy.

Besohet se do të transmetohet episodet e xhiruara deri më tani dhe se nuk do të realizohen të reja.

lajme të ngjashme