Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon “Java e Arbitrazhit”, Vjosa Shkodra: Besimi i bizneseve kosovare në arbitrazh po rritet (VIDEO)

NULL NULL
18.03.2022 15:36

Ka përfunduar në Prishtinë “Java e Arbitrazhit”, aktivitet i mbajtur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi për Drejtësi Komerciale i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.

Vjosa Shkodra, Zëvendësudhëheqëse e këtij programi, është shprehur se bizneset në Kosovë pak dinë për arbitrazhin. Megjithatë ajo në emisionin e ekonomisë PORTOFOL, në Klan Kosova FM ka theksuar se njohuritë rreth tij janë në rritje.

“Në praktikë nuk është e aplikuar nga bizneset dhe mosnjohuria për të është se bizneset nuk janë këshilluar mirë. Më 2019 njohuritë për të kanë qenë mjaftë të ulëta. Por nga 39 përqind sa ishin atëherë tash njohuritë kanë shkuar në 72 përqind dhe kjo është arritur si rezultat i Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike të Kosovës”, është shprehur Shkodra.

“Klauzola e arbitrazhit nuk është se përdoret shumë. Nga 21 përqind, tash është 35 përqind. Besimi ka qenë sfidë sepse ato nuk i kanë besuar arbitrazhit. Janë mësuar që të përdorin procedura tradicionale. Nga 43 përqind besimi në arbitrazh është rritur në 52 përqind”.

Sa i përket miratimit të Ligjit të Gjykatës Komerciale, ajo ka thënë se qëllimi i saj është qasja e bizneseve në drejtësi.

“Çështjet e bizneseve, mosmarrëveshjet mes tyre shkojnë në Departamentin Ekonomik në Gjykatën Themelore. Aty ka mbingarkesë me çështje penale e civile dhe puna zbehet”.

Me funksionalizimin e gjykatës Shkodra ka përmendur se kontestet biznesore do të zgjidhen më lehtë e më shpejt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.