Përfundon grumbullimi i dëshmive për aksidentin tragjik në Bullgari NULL NULL 20.01.2022 09:47 20.01.2022 09:47 Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari dhe hetimi është nga fundi, raporton MIA. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive të nevojshme për zbardhjen e të vërtetës objektive, deklaroi për BTA-në, zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva. Incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, kur autobusi me regjistrim nga Republika e Maqedonisë së Veriut e përfshiu flaka me më shumë se 40 persona, mes tyre edhe fëmijë, dhe të gjithë e humbën jetën. Turistët kishin udhëtuar nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut. “Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën e juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Benzi se njeh radhën, tejkalon në traken emergjente në autostradën Prishtinë-Podujevë 6 minuta më parë
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Koci kujton George Floyd, kërkon reagim publik 7 minuta më parë