Përfundon autopsia e trupave të vrarë në Kumanovë NULL NULL 20.05.2015 08:39 20.05.2015 08:39 Autoritetet maqedonase kanë identifikuar trupat e të vrarëve gjatë konfliktit të fundjavës së kaluar në Kumanovë të Maqedonisë përmes autopsisë së përfunduar të hënën. Nga konflikti i fundit në Kumanovë, numri i të vdekurve të identifikuar është dhjetë, nëntë nga ata janë nga Kosova, derisa njëri është nga Maqedonia. Sipas burimeve të gazetës zëri brenda në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë kanë konfirmuar se autopsia e trupave ka përfunduar gjatë ditës së hënë, ndërkohë janë në pritje të vendimit të Prokurorisë se kur do t’i lejojë trupat të sillen në Kosovë. Lista me emrat e të vdekurve ende nuk është zbardhur tërësisht, gazeta Zëri raporton se në mesin e të vdekurve janë edhe dy të shumëpërfolurit e ngjarjes së Kumanovës, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 27 minuta më parë
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 1 orë më parë