Përfundon aksioni në ARBK, tre të shoqëruar në polici NULL NULL 18.03.2026 11:02 18.03.2026 11:02 Ka përfunduar aksioni në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, raporton se tre persona janë shoqëruar në polici dhe po intervistohen. Sipas saj, dy nga të shoqëruarat janë Florije Lecaj, zyrtare në ARBK, dhe Igballe Rexha, u.d. e kryeshefes. Aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, njofton Klankosova.tv. Bastisje dhe hetime në ARBK, Prokuroria paralajmëron veprime të mëtejshme