Përfundojnë baras pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, Ballkani e Drita ende pa gola NULL NULL 20.04.2024 15:56 20.04.2024 15:56 Superliga e Kosovës Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll. Derbi në mes Ballkanit dhe Dritës në pjesën e parë është mbyllur pa gola, njofton Klankosova.tv. Njëjtë janë mbyllur edhe dy takimet e tjera në mes Gjilanit e Feronikelit dhe Lirisë e Dukagjinit. Në ndeshjen në mes Gjilanit e Feronikelit, në pjesën e parë u shënuan dy gola, ku të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Jaroviqit në minutën e tretë. Ndërsa, Feronikeli e barazoi rezultatin në minutën e 36-të të takimit me Racakun.