Përfundimi i “Sunny Hill“, Dua Lipa: Faleminderit që erdhët për t’u bashkuar, jemi shumë mirënjohës NULL NULL 29.07.2024 15:46 29.07.2024 15:46 Përfundimi i “Sunny Hill“, Dua Lipa: Faleminderit që erdhët për t’u bashkuar, jemi shumë mirënjohës Nga 25 korriku e deri më 28 korrik, më Prishtinë u mbajt festivali “Sunny Hill“. Në këtë organizim, performuan shumë artistë të njohur ndërkombëtar, në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e pati edhe këngëtarë të shumtë të estradës si Dafina Zeqiri, Yll Limani e shumë të tjerë. Festivali solli argëtim për mijëra e mijëra pjesëmarrës, duke u bërë epiqendra e rajonit për disa ditë rresht. Sponsor medial në këtë organizim madhështor ishte Klan Kosova. Derisa sponsorë të tjerë nga Devolli Corporation ishin Prince Caffe, Comodita dhe Artmotion. Me rastin e përfundimit të këtij eventi, njëra nga themelueset, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka falënderuar përzemërsisht pjesëmarrësit. “Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër, që është të dëshmosh, që ky festival të bëhet ai që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”, tha Lipa. “Ju dua shumë“, e përmbylli shkrimin ajo.