Përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, sot festa e Fitër Bajramit NULL NULL 20.03.2026 04:50 20.03.2026 04:50 Sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam. Me këtë rast, në orët e hershme të mëngjesit do falet namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e vendit. Qindra qytetarë mblidhen për të kryer këtë ritual të shenjtë, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Klankosova.tv. Atmosfera festive shoqërohet me urime për paqe, shëndet dhe begati, ndërsa besimtarët përcjellin mesazhe solidariteti dhe bashkimi. Fitër Bajrami simbolizon sakrificën, faljen dhe ndihmën ndaj atyre në nevojë, duke përforcuar vlerat e solidaritetit dhe harmonisë në shoqëri.