Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anulohet papritur performanca e Shakirës në World Pride për shkak të problemeve teknike

NULL NULL
31.05.2025 17:06

Një ditë para koncertit hapës për World Pride 2025 në Washington, këngëtarja kryesore Shakira e anuloi papritur koncertin për shkak të problemeve teknike me pajisjet.

“Jemi thellësisht të zhgënjyer që rrethanat e paparashikuara kanë detyruar anulimin” e koncertit, tha Capital Pride Alliance, organizatori kryesor i World Pride, në një deklaratë të premten. “Përditësimet në lidhje me programin e zhvendosur të Ceremonisë së Hapjes do të publikohen sapo të finalizohen!”, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja ishte planifikuar të ishte kryesuese e festimit hapës të shtunën në mbrëmje në Nationals Park. Arsyet me sa duket janë një zgjatim i problemeve me pajisjet që lidhen me koncertin e saj të enjten në mbrëmje në Fenway Park të Bostonit, i cili gjithashtu u anulua disa orë para se të fillonte.

“Për shkak të ndërlikimeve me shfaqjen e mëparshme në Boston, produksioni i plotë i turneut të Shakirës nuk mund të transportohet me kohë në Uashington për performancën e saj të planifikuar në Nationals Park. Pavarësisht çdo përpjekjeje për ta bërë të ndodhë, nuk është e mundur të ecim përpara siç është planifikuar”, thuhet në deklaratën e Capital Pride Alliance.

lajme të ngjashme