Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Performanca e rallë e vajzës me biçikletë, duhet ta shihni patjetër (VIDEO)

NULL NULL
17.05.2021 13:58

Me biçikletë në duar po e nis performancën.

Çiklistja e mrekullueshme Viola Brand të gjithë këtë po e bën për të argëtuar dhe magjepsur banorët e Turqisë.

Ceremonia në të cilën Brand morri pjesë dhe shfaqi talentin e saj të rrallë ishte në Panairin e Biçikletave dhe Pajisjeve “UniBike Expo” në Stamboll e cila u mbajt në vitin 2019.

Me siguri të plotë në vetvete, Viola bëri akrobacione të shumta si qëndrimi në këmbë, rrokullisja me një rrotë e pa duar, hipja dhe lëvizja me këmbë mbi biçikletë, vozitja nga mbrapa e shumë lëvizje të tjera me të cilat spektatorët turk i la pa fjalë.

Për shumë njerëz aktivitetet e çiklistes mund të duken të rrezikshme, madje edhe “të tepruara”, mirëpo një sport të tillë sigurisht nuk e keni parë asnjëherë, aq më pak nga një vajzë.

 

Viola Brand është një çikliste gjermane e specializuar në çiklizmin artistik. Ajo ka fituar kampionate kombëtare dhe evropiane dy herë, gjithashtu ka fituar medaljen e argjendtë tre herë në kampionatet botërore. Këtë sport ajo e ka nisur në moshën 5 vjeçare dhe që nga ajo kohë është marrë seriozisht me të duke sjellur një art të veçantë për të gjithë adhuruesit e çiklizmit.

Për të parë më shumë mbi talentin e Brand ju ftojmë ta shikoni videoklipin më poshtë.

 

lajme të ngjashme