Përfitimet shëndetësore të farave të kungullit NULL NULL 14.10.2022 22:01 14.10.2022 22:01 Stina e vjeshtës, përpos motit me shi, na sjell plot benefite, pamjet piktoreske, pemët e perimet janë disa prej tyre. Në mesin e bimëve të shijshme dhe të shëndetshme është edhe kungulli, i cili ka përfitime të ndryshme. Farat e kungullit janë farat që rriten brenda kungujve, shkruan Health, transmeton Klankosova.tv. Kungulli përmban proteina, yndyra të pangopura, fibra, magnez, antioksidantë dhe më shumë. Disa nga benefitet e konsumimit të farave të kungullit: -Sigurojnë antioksidantë -Përmbajnë yndyrë të mirë -Janë të pasura me magnez -Ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit -Ekstraktet e tyre janë të mira për shëndetin Përveç përfitimeve ushqyese që ofrojnë farat e kungullit, mund të ketë edhe disa përfitime të drejtpërdrejta shëndetësore nga konsumimi i farave.