Përfitimet e vitaminës D dhe rreziku nga mungesa e saj NULL NULL 15.08.2023 18:24 15.08.2023 18:24 Vitamina D ndihmon trupin tuaj të përthithë dhe të përdorë kalciumin, i cili u jep kockave tuaja forcën dhe fortësinë e tyre. Rrezet e diellit kur bien mbi trup reagojnë për prodhimin e vitaminës D, raporton Shoqata Mbretërore e Osteoporozës. Për ta përfituar vitaminën D duhet ekspozuar në rrezet e diellit për 10 minuta dy herë në ditë pa e lyer trupin me krema kundër diellit. Kjo pasi rrezet e diellit ndikojnë në prodhimin e vitaminës D në trup. Ka tre mënyra për të marrë vitaminën D: Nga rrezet e diellit Nga ushqimi Nga suplementet Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të rrisin rrezikun e osteoporozës dhe thyerjes së kockave. Dhe një mungesë e madhe e vitaminës D shkakton rakit dhe osteomalacia, e cila është kocka të buta dhe të dobëta. Vitaminën D mund ta përfitoni edhe përmes ushqimeve që përfshin: peshk me vaj, si harenga, salmoni dhe skumbri vezët mëlçia e qengjit bukë e fortifikuar kos të fortifikuar kërpudha specialisht të përpunuara. Ndërsa rekomandohet se nga fundi i shtatorit deri në fillim të prillit, duhet të merrni parasysh marrjen e një suplementi vitaminë D prej 10 mikrogramësh (ndonjëherë të quajtur 400 njësi) në ditë. Kjo është për shkak se ju nuk mund të merrni vitaminë D nga dielli në dimër.