Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank përgëzojnë guvernatorin Mehmeti për punën në BQK NULL NULL 17.09.2019 15:10 17.09.2019 15:10 Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar krerët më të lartë të Raiffeisen Bank. Ai së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Raiffeisen Bank International Johan Strobl dhe me Peter Lennkh, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Raiffesien Bank Kosovo dhe njëherësh Anëtar i Bordit Menaxhues të Raiffeisen Bank International, si dhe Robert Wright Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosovo, diskutuan me diskutuan zhvillimet pozitive të sektorit bankar, sfidat e ardhshme dhe roli i këtij sektori në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Guvernatori Mehmeti i informoi mysafirët me stabilitetin e sistemit financiar në vend dhe falënderoi përfaqësuesit e Raiffeisen Bank për përkrahjen e vazhdueshme, që ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti uroi Raiffeisen Bank për hapjen e zyrës së re qendrore dhe falënderoi Strobl për investimet e Raiffeisen Bank në Kosovë, duke theksuar se ky investim është tregues i zotimit për të vazhduar përkrahjen e sektorit financiar edhe në të ardhmen. Gjithashtu, Kreu i Bankës Qendrore i njoftoi përfaqësuesit e Raiffeisen Bank lidhur me zhvillimet pozitive në përmirësimin e kornizës rregullative me qëllim të integrimit më të shpejtë të sektorit financiar të Kosovës në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Raiffesien Bank falënderuan Guvernatorin Mehmeti për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit financiar dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të avancimit të mbikëqyrjes së sistemit financiar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.