Perez: Mund të bëjmë ofertë për Pogba NULL NULL 31.05.2016 16:29 31.05.2016 16:29 69 vjeçari ka thënë se skuadra fituese e Ligës së Kampionëve e ka obligim të përmirësohet secilin edicion dhe mund të bëjë ofertë për francezin gjatë verës. Real Madrid mund të jetë i interesuar në nënshkrimin me Paul Pogba, nëse mesfushori i Juventusit bëhet pjesë e tregut, ka thënë Florentino Perez. Pogba ka shkëlqyer edhe këtë vit në fanellën e skuadrës nga Torino dhe pritet që të jetë njeriu kryesor i Francës në Europian. 23 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim tek skuadrat më të mëdha europiane dhe tani presidenti i Real Madridit e ka konfirmuar edhe interesimin e Los Blancos për të. “Pogba është lojtar i madh, por në mesfushë ne kemi gjashtë lojtarë të shkëlqyeshëm, ndaj s’mund të spekuloj”. “Ai më ka lënë shumë përshtypje, por është shumë e vështirë që të arrihet marrëveshje me të”. “Nëse një lojtar si ai është pjesë e tregut, atëherë në do të bëjmë ofertë për të”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025