Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përdorte lokalin për të shitur drogë, arrestohet 36-vjeçari në Korçë

NULL NULL
13.02.2026 12:08

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas që përdorte lokalin në pronësi të tij për të shitur lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Zëmblaku” u vunë në pranga shtetasit Andi Cenolli, 36 vjeç, banues në Korçë; Alfred Hoxhalli 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq; Pandeli Gjylapi 34 vjeç, banues në Korçë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit Andi Cenolli në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR. Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të Alfred Hoxhalli., në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Pandeli Gjylapi., kishte rolin e porositësit, shtetasi A. H., të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit Alfred Hoxhalli, dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë”, tha policia, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

lajme të ngjashme