Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Përdora kontrollin e butë duarthatë” – deklarata e plotë e policit Kongjeli për vdekjen e të riut në Lipjan

NULL NULL
10.07.2025 13:37

Në vendin e ngjarjes ku ishte 27-vjeçar, Agon Zejnullahu, tashmë i ndjerë, është gjetur një qeshe me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Kështu ka deklaruar në Prokurori, polici Artidon Kongjeli, njëri nga pesë zyrtarë policorë të arrestuar nën dyshimin se kanë kryer “vrasje nga pakujdesia” të të riut në Lipjan.

Sipas deklaratës së tij në dosjen e Prokurorisë, Zejnullahu nuk i është bindur asnjë urdhri të zyrtarëve policorë.

“Pastaj unë kam përdor kontrollin e butë duarthatë, në mënyrë profesionale për ta futur të dyshuarin nën kontroll. Pasi që personi ishte i zhvilluar fizikisht, ne e kishimn problem që të ia vendosnim prangat”, ka thënë Kongjeli, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë deklaratën e policit:

“Rreth orës 00:20, ne radio komunikuese ka lajmeru Rreshteri i ndërrimit se na duhet asistence e menjëhershme. Ne i kemi njoftuar koleget e trafikut se e kemi me doemos qe te shkojmë ne asistence kolegeve tone. Ne ora 00:22, kemi arrit ne lokacion, dhe kur kam dal jashtë, kam pa se një person, ishte i ulur ne një veture, Golf 7, ngjyre e bardhe. Aty kam dëgjuar nga personi i dyshuar fjale te pakuptimta dhe lëvizje shume te çrregullta, sipas meje dukej qarte se nuk ishin veprime normale, dhe se mund te ishte nen ndikim te ndonjë substance. Aty kam dëgjuar se koleget e mi Rreshter Ibrahim Nela dhe polici Albian Ratkoceri, ishin duke i folur ne mënyrë qe ta qetësonin, mirëpo personi dukej qarte se nuk po përmirësohet. Pas disa minutash, kam marr urdhër nga Rreshteri qe veturën qe isha duke e vozitur e cila ishte ne kahun tjetër te lëvizjes ta kthej mbrapa dhe ta bllokoj, shiritin qarkullues ne te cilin ishte duke ndodhur ngjarja. Duke vozitur kam vërejtur se koleget e mi ishin duke tentuar te ia vendosin prangat, dhe atëherë une kam dal nga vetura dhe kam shkuar qe ti asistoj koleget e mi. Aty kam pa se kemi has ne rezistence nga i dyshuari i cili nuk ju bindej asnjë urdhri te zyrtarit policor.

Pastaj unë kam përdor kontrollin e bute duarthate, ne mënyrë profesionale, për ta futur te dyshuarin nen kontroll. Pasi qe personi ishte i zhvilluar fizikisht, ne e kishim problem qe te ia vendosnim prangat, mirëpo pas disa sekonda unë isha duke i ja mbajtur dorën e djathte ne ndihme te kolegut Endrit Beqiri dhe nuk e kam pa kjarte se kush ia ka vendosur prangat. Pasi qe i dyshuari u prangos, koleget e mi, rreshteri, Albiani dhe Liridoni, por nuk jam i sigurte për Liridonin, e kane vendos ne pozitën e ulur dhe kane fillu ti japin ndihme, duke i dhënë ujë, ne ata sekonda veq se ka arrit edhe emergjenca e qytetit e cila ishte e njoftuar para se unë te arrija ne lokacion. Atyre i kemi ndihmuar qe ta vendosin ne lese dhe ta fusin ne makinën e emergjencës për tretman mjekësor dhe me pas kam qëndruar jashtë ambulancës dhe pastaj njësia AL-101 se bashku me emergjencën kane vazhduar drejt objektit te emergjencës. Unë dhe kolegu Liridon Rrahmani kemi qendru ne vend ngjarje, dhe pas disa minutash ne lokacion ka ardh shefi i operatives rreshter Bedri Limani. Ne e kemi rrethuar vendin e ngjarjes me shirit rrethues dhe duke e bere kete kam vërejt ne vendin ku ishte i dyshuari një qese me substance te dyshuar narkotike.

Ne lokacion kane dal edhe njësia e Hetime te SP Lipjan, se bashku me forenziken dhe pas disa minutave, njësisë tone na është kërkuar asistence nga shefi i ndërrimit i cili ishte ne emergjence. Njësia jone nga aty kemi vazhduar për ne emergjence, dhe ne lokacion ka mbetur njësia e hetimeve. Unë kam qëndruar për disa minuta ne emergjence dhe jam udhëzuar nga rreshter Ibrahim Nela qe te shkoj ne stacion për te intervistuar ankuesit te cilët i kishte sulmuar i dyshuari. Kur kam arrit ne stacion kam pa qe kolegu Xhevat Cokli ishte duke marr deklarate, deri sa isha aty dëgjova nga ankuesi se si i kishte sulmuar i dyshuari atë dhe familjen e tij.  Dhe nga aty prap kam dal ne vend ngjarje me udhëzim te shefit te operatives. Kur kam shku kam pa se aty ishin hetimet rajonale dhe prokurorja për krime te renda. Pastaj kemi qëndrua aty deri sa kolegët kane terhekur substancën e dyshuar narkotike, te llojit kokain dhe kam qëndrua aty deri sa kemi përfundua me vendin e ngjarjes, pastaj jemi kthy ne stacion dhe kam përpiluar raportin për veprimet e mia.“

“E prangosëm, e vendosëm në ambulancë – ndërkohë njoftuan që s’ka shenja jete”, deklaratat e plota të pesë policëve

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.