Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përdor numrat e llotarisë së nënës për të fituar 50 mijë dollarë

NULL NULL
15.12.2023 15:37
andre jones

Një burrë nga Baltimore i ShBA-së tha se përdori një sërë numrash që trashëgoi nga nëna e tij për të fituar lotari 50 mijë dollarë.

Andre Jones u tha zyrtarëve të Lotarisë së Marylandit se nëna e tij përdorte shpesh numrat 9-1-5-2 për të luajtur lotari dhe ai mori përsipër kombinimin pasi ajo vdiq.

Jones u shpreh se kohët e fundit ai vendosi t’i provonte këto numra, duke shtuar numrin e tij, një (1) në fund.

“Vazhdova ta kisha atë numër në kokën time dhe vendosa se ishte koha për të luajtur përsëri atë numër”, tha ai.

Bileta, e blerë nga ToTo Market në Baltimore, i dha Jonesit çmimin prej 50 mijë dollarësh në shortin e mbrëmjes së 11 dhjetorit.

“E shikova dhe thashë: ‘Uau, fitova! Nuk mund ta besoja’”, tha ai.

Jones tha se nuk e di ende se si do t’i shpenzojë paratë e tij të çmimit, por ai u ofroi disa këshilla lojtarëve të tjerë: “Vazhdoni të luani dhe mos i ndryshoni numrat”.

lajme të ngjashme