Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përditësohet regjistri qendror për leje dhe licenca

NULL NULL
21.11.2018 12:24

Qeveria e Kosovës ka bërë rishikimin dhe përditësimin e regjistrit të lejeve dhe licencave, në bashkëpunim me të gjitha ministritë dhe autoritetet e tjera, përfshirë edhe agjencitë e ndryshme.

Versioni i përditësuar i regjistrit qendror të lejeve dhe licencave u bë sot në Prishtinë për të cilin, zyrtarë ligjorë të Zyrës së kryeministrit thanë se ishte i nevojshëm dhe përmes tij synojnë të rrisin transparencën dhe llogaridhënien.

Në këtë aktivitet u tha se në vitin 2015, kur edhe u krijua regjistri, kanë qenë 480 leje dhe licenca.

Sipas hartuesve në këtë regjistër janë përfshirë në mënyrë online të gjitha llojet e lejeve dhe licencave që lëshohen për biznese nga ana e autoriteteve qendrore.

Përditësimin e regjistrit qendror të lejeve dhe licencave, Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e ka bërë në bashkëpunim me International Finance Corporation, dhe financim të zyrës zvicerane për bashkëpunim.

 

lajme të ngjashme