Përdhoset varri i nënës së Sanduloviqit, thotë se e bëri banda e Vuçiqit NULL NULL 15.02.2024 15:13 15.02.2024 15:13 Nikolla Sanduloviq Është përdhosur varri i nënës së opozitarit serb, Nikolla Sanduloviqit. Sanduloviq në një postim në X ka thënë se këtë e ka bërë banda terroriste e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, përcjell Klankosova. Kjo sipas Sanuloviqit për arsye se vajza e tij vendosi lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Po ashtu ai tha se ka pranuar një mesazh kërcenues “që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”. “Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit për shkak se ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë!”, ka shkruar Sanduloviqi. Më tutje ai tha se tashmë është e qartë se kush rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, gjë që përhapi urrejtjen ndaj shqiptarëve. “Tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve. Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”.