Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përballjet mes skuadrave gjysmëfinaliste në Final 4 të Ligës Unike

NULL NULL
16.04.2022 13:16

Më 20 dhe 21 Prill në Pejë do të zhvillohet Final 4 i Ligës Unike.

Të mërkurën në gjysmëfinale përballen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16. Të enjten zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja.

Ylli kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore dhe vetëm një humbje.

Humbja e vetme ishte pikërisht nga Teuta e Durrësit me rezultat 78:71, por më pas kishin fituar therandasit 73:59.

Durrësakët kishin përfunduar garat në vendin e pestë, e më pas në çerekfinale të “Play-off”-it mundën Tiranën, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Peja dhe Prizreni 16 janë ndeshur dy herë në garat e rregullta në Ligën Unike, ku pejanët shënuan dy fitore.

Në elitën e basketbollit të Kosovës janë përballur katër herë, ku në gjitha ndeshjet fituan pejanët.

Verdhezinjtë përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë, ndërsa prizrenasit në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “Play-off”-it kishin mundur Rahovecin.

lajme të ngjashme