Përballje me armë si në filma në Mramor, të dyshuarit që rrezikuan policinë ende në arrati NULL NULL nga Albina Haxholli 15.12.2024 20:30 nga Albina Haxholli 15.12.2024 20:30 Foto nga lexues të Klankosova.tv Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri, rast të cilin ekskluzivisht raportoi klankosova.tv. Sipas policisë në fshatin Mramor, është identifikuar një veturë e dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtarët policorë. Duke parë rrethanat e ngjarjes, zëdhënësja e policisë për rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti për Klankosova.tv, tha se policia me shpejtësi ka organizuar një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policorë. ”Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit”, ka thënë Ahmeti. Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati. ”Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre. Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, shtoi tutje Ahmeti. Dyshohet për gjuajtje me armë, bllokohet trafiku rrugës së Bardhoshit