Përballja me Covid-19 në Gjakovë, Zemaj i inkurajuar nga personeli i spitalit “Isa Grezda” NULL NULL 20.06.2020 12:44 20.06.2020 12:44 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka vizituar sot spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë për të parë nga afër situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19 në këtë komunë. Sipas tij, përkundër infrastrukturës së vjetruar dhe mungesës së kuadrit të nevojshëm në disa shërbime, ku marrin shërbime edhe qytetarë nga veriu i Shqipërisë, në këtë spital personali mjekësor kryen punë të madhe dhe me përkushtim, njofton Klan Kosova. “Do t’i adresojmë shqetësimet e tyre duke siguruar vijimësinë e të gjitha shërbimeve shëndetësore përmes inkuadrimit të kuadrit të ri dhe përmirësimit të infrastrukturës”. “Shëndeti i popullatës është obligim yni i përbashkët”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook. klankosova.tv