Përballja e tretë finale mes Trepçës dhe Yllit zhvillohet të enjten NULL NULL 15.05.2024 17:30 15.05.2024 17:30 Foto ilustruese, topi i basketit Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e tretë të “Play-off”-it të enjten mbrëma. Seria finale është 1:1, derisa skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës. Dy sfidat e para kanë qenë të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar duele të ‘zjarrta’ në finale, që është ajka e fundit të kampionatit. Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 77:68, kurse atë të dytë therandasit 80:79. ‘Xehetarët’ kërkojnë trofeun e katërt për këtë edicion, pas Kupës, Superkupës dhe Ligës Unike dhe titullin e pestë në histori, derisa therandasit titullin e tretë në histori, pasi më 2021 dhe 2022 u shpallën kampionë të Kosovës. Në këtë edicion janë përballur shtatë herë deri më tani. Në garat e rregullta u ndanë 2:2, derisa ‘Xehetarët’ triumfuan në finale të Ligës Unike, kurse seria finale është 1:1. Takimi zhvillohet të enjten mbrëma (19:00) në “Minatori”.