Për zgjedhjet në veri, kontejnerë votimi te lagjet e shqiptarëve e edhe në kufi NULL NULL nga Flamur Gajtani 18.04.2023 20:49 nga Flamur Gajtani 18.04.2023 20:49 Në veri të Kosovës, votimi i 23 prillit do të bëhet edhe në disa qendra alternative të votimit. Atje do të vendosen kontejnerë që do përdoren si objekte për të votuar të dielën, kur mbahen zgjedhjet për kryetar të 4 komunave në veri, raporton Klan Kosova. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 19 qendra të votimit, shumica nga to zëvendësuese. Veç në Jarinjë, kontejnerë do vendosen në hyrje të Leposaviqit, në Koshtovë e në dalje të Soqanicës. Në Zubin Potok, votim alternativ do zhvillohet në Jasonevik, pran pikës kufitare në Bërnjak, dhe në dalje të qytetit në drejtim të Mitrovicës. KQZ-ja bëri çare edhe për Zveçanin, ku do votohet pranë pishinës në këtë qytet, pastaj në hyrje të Banjskës dhe buzë magjistrales për Mitrovicë pranë rrugës që të çon në Zhazhë. Teksa Lagja e Boshnjakëve, Tre Rrokaqiejt e Stacioni i Autobusëve do jenë pikat ndihmëse për Mitrovicën e Veriut. Nga 19 qendra të votimit këtë herë janë gjithsej 34 vendvotime. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS